EMRI/ Kontrabandë nafte dhe në kërkim, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

EMRI/ Kontrabandë nafte dhe në kërkim, ekstradohet nga Spanja 31-vjeçari

31-vjeçari Juxhin Koka është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pas urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij nga Gjykata e Posaçme. Koka, akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në Portin e Durrësit. ‘Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim’, thuhet në njoftimin e Policisë.