Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Vodhi 200 mijë litra naftë dhe korruptoi policinë, ekstradohet nga Spanja i akuzuari nga SPAK
Foto ilustruese TIRANË- Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja, në Shqipëri. Në shkurt të 2025, 31-vjeçari korruptoi policinë, ndërsa vodhi 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit. GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale korrupsion aktiv, mallra kontrabandë dhe vjedhje në bashkëpunim. Njoftimi: Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The ëanted”. Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari. Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër...