Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve për shpëtimin e hebrenjve

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve për shpëtimin e hebrenjve

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi qendrën përkujtimore të Holokaustit “Yad Vashem”, ku është dokumentuar përndjekja dhe vrasja e gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Shqipëria nderohet e vlerësohet si e drejtë mes kombeve, me refuzimin për çnjerëzimin dhe dorëzimin e hebrenjve në duart e persekutorëve”. Ministrja shtoi se “akti njerëzor e kombëtar i shpëtimit të hebrenjve është pjesë e trashëgimisë sonë morale dhe historike.” “Kudo shkoj, Shqipëria dhe historia jonë më bëjnë të ndihem krenare. Kështu ndodhi edhe në “Yad Vashem”, në qendrën përkujtimore të Holokaustit, ku është dokumentuar në imtësi e thellësi, një nga kapitujt më të dhimbshëm...