Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Studimi i ri i Harvardit: Kjo është pilula më e lirë kundër plakjes
Për dekada të tëra, shkencëtarët kanë kërkuar “burimin e rinisë” të pakapshëm, atë sekret që do të na ndihmonte të plakeshim jo vetëm me hir, por edhe më ngadalë. Tani, një suplement ditor që kushton më pak se 0.10 cent euro në ditë mund të jetë pjesë e përgjigjes. Një studim klinik inovativ i botuar këtë javë në American Journal of Clinical Nutrition dhe i kryer nga Universiteti i Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit zbuloi se njerëzit që merrnin vitaminë D3 çdo ditë për një periudhë katërvjeçare treguan shenja dukshëm më të ngadalta të plakjes biologjike krahasuar me ata që morën një placebo. Në studim morën pjesë 1,031 të rritur, të cilët u ndanë rastësisht në dy grupe dhe iu dhanë ose 2,000...