Sulm me thikë në pranë ambasadës amerikane në Tokio, plagoset oficeri i policisë

Sulm me thikë në pranë ambasadës amerikane në Tokio, plagoset oficeri i policisë

Një burrë që mbante një thikë u arrestua pranë ambasadës amerikane në Tokio, raportoi TBS news. Një oficer policie u plagos, raportuan mediat e huaja, duke cituar burime policore. Motivi pas sulmit nuk dihet menjëherë. Sulmi vjen vetëm disa ditë para se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të vizitojë Tokion. Qeveria ka njoftuar se Trump do të takohet me Perandorin e Japonisë Naruhito dhe Kryeministren e sapozgjedhur Sanae Takaichi gjatë qëndrimit të tij në Japoni nga 27 deri më 29 tetor. Policia Metropolitane e Tokios ka mobilizuar 18,000 oficerë shtesë për të forcuar sigurinë gjatë vizitës së tij, raportoi Kyodo News më parë këtë javë. Top Channel