Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin (Emri)

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin (Emri)

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq të Krujës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi Andi Bega, 32 vjeç, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor i policisë vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policise Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.