Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Starmer vihet në lëvizje pas sanksioneve të Trump ndaj Rusisë, i bën thirrje europianëve të rrisin mbështetjen për Ukrainën
Kryeministri britanik Keir Starmer do t’i bëjë thirrje të ashtuquajturës Aleancë e të Gatshmëve, e cila mbështet Ukrainën, që të “rrisë donacionet” e armëve me rreze të gjatë veprimi për Kievin sot gjatë një takimi në Londër me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Takimi është planifikuar të zhvillohet pasdite, një ditë pas një samiti të BE-së në Bruksel, në të cilin mori pjesë edhe presidenti ukrainas. Në kryeqytetin britanik pritet të jenë gjithashtu kryeministrja daneze Mette Frederiksen, kryeministri holandez Dick Schoff dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, sipas një njoftimi për shtyp nga shërbimet e Starmer. Njëzet udhëheqës të tjerë midis tyre Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të marrin pjesë në bisedime përmes lidhjes me video, tha Downing Street. Kjo aleancë e të gatshmëve...