Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Anije luftarake, avionë luftarakë dhe CIA, cili është qëllimi përfundimtar i Trump në Venezuelë? BBC zbulon fotot e dyshimta
Prej dy muajsh, ushtria amerikane ka ndërtuar një forcë të përbërë nga anije luftarake, avionë luftarakë, bombardues, marinsa, dronë dhe avionë spiun në Detin e Karaibeve. Është vendosja më e madhe në këtë zonë prej dekadash. Bombarduesit me rreze të gjatë veprimi, B-52, kanë kryer “demonstrime sulmesh bombarduese” pranë brigjeve të Venezuelës. Trump ka autorizuar gjithashtu dërgimin e CIA-s në Venezuelë, ndërsa tensionet janë përshkallëzuar. SHBA thotë se ka vrarë dhjetëra persona në sulme ndaj anijeve të vogla që niseshin nga Venezuela dhe që, sipas saj, transportonin “narkotikë” dhe “narko-terroristë”, pa dhënë megjithatë prova apo detaje për personat në bord. Këto sulme janë dënuar nga vendet e rajonit dhe ekspertët kanë vënë në dyshim ligjshmërinë e tyre. Ato po paraqiten nga SHBA si pjesë e...