Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Krujë/ Humb kontrollin e automjetit dhe përplas një shtyllë elektrike, humb jetën 32-vjeçari
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq të Krujës, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Si pasojë, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor i policisë vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Krujë/Informacion paraprak Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike. Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.