Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët, ja si parashikohet moti këtë të premte

Vranësira dhe reshje shiu me intensitet të ulët, ja si parashikohet moti këtë të premte

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve malore. Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit të ditës së Premte. Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në jugperëndim  reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet mbeten prezente por me intensitet të ulët kryeisht përgjatë relieveve malore të vendit. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim  –  perëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 12m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. Top Channel