Raporti i ODIHR/ “S’ka pasur zgjedhje! Demokratët duhet të dalin në protestë”, Salianji në “Top News”: Berisha si ‘trajneri’ i PD, ka përgjegjësi për të ardhmen e opozitës

Raporti i ODIHR/ “S’ka pasur zgjedhje! Demokratët duhet të dalin në protestë”, Salianji në “Top News”: Berisha si ‘trajneri’ i PD, ka përgjegjësi për të ardhmen e opozitës

Këtë të enjte në studion e “Breaking me Dafina Hysa” në Top News, ishte i ftuar ish-deputeti i PD Ervin Salianji. Duke komentuar raportin final të OSBE/ODIHR, Salianji u shpreh se u konfirmua ajo që demokratët kanë thënë, se nuk ka pasur zgjedhje të ndershme dhe të lira. “Aty nuk ka asnjë notë pozitive… ajo që ka të bëjë me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nuk janë, pra praktikisht nuk ka zgjedhje. Nuk kam pritur raportin për diçka që e kam ditur dhe është e dukshme. Si do adresohen këto? Duke qenë se zgjedhjet janë deformuar dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit, atëherë nuk janë zgjedhjet legjitime”, u shpreh Salianji. Në lidhje me hapat që duhet apo do të ndjekë PD pas zbardhjes së...