Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Konviktet në Tiranë/ Gjysma e shtretërve bosh, mln euro investime që nuk ndihmojnë studentët
Në Tiranë, vetëm 1 në 11 studentë jetojnë në konvikte, pjesa me e madhe përballet me qiratë e shtrenjta. Gjithnjë e më shumë studentë po braktisin konviktet dhe po zgjedhin banesa private, të shtyrë nga kushtet e dobëta të jetesës dhe tarifat në rritje. Vetëm 4,063 studentë janë akomoduar këtë vit në dy rezidencat publike të Tiranës, gati gjysma e numrit të vitit 2019, ndërsa rreth 40% e shtretërve mbeten bosh. Edhe pse Bashkia e Tiranës ka investuar mbi 5 miliardë lekë në dhjetë vitet e fundit dhe po zbaton një projekt 35 milionë euro për rikonstruksionin e 19 godinave, shumica e konvikteve mbeten të amortizuara. Godina të lagështa, tualete të përbashkëta dhe mungesa e higjienës, janë kushtet që përballen studentët ndërsa keqmenaxhimi i platformës “Tirana Ime”...