Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ligji për barazinë gjinore/ PD: Vetëm 2 gjini. Aleanca LGBTI i përgjigjet: Distancohuni nga nismat ligjore diskriminuese
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një grup organizatash të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI+ dhe të grave kanë reaguar ndaj projektligjit të depozituar nga Partia Demokratike në Kuvend, që parashikon shtesa në ligjin nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile”. “Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të cilat janë biologjikisht të pandryshueshme që nga momenti i lindjes”, shkruhet në amendamentin e kërkuar nga opozita. Organizatat e konsiderojnë nismën të papajtueshme me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për Shqipërinë. Sipas tyre ligji aktual për gjendjen civile përcakton se gjinia është një përbërës i aktit të lindjes dhe vërtetohet vetëm përmes certifikatës mjekësore në lindje, duke lejuar vetëm dy tregues gjinorë; “F” dhe “M” dhe nuk njeh dhe...