S’ka takim Trump-Putin? Shtëpia e Bardhë del me një tjetër njoftim: Nuk përjashtohet plotësisht

S’ka takim Trump-Putin? Shtëpia e Bardhë del me një tjetër njoftim: Nuk përjashtohet plotësisht

Bota E Enjte, 23 Tetor 2025 20:52 Një takim midis presidentit të Amerikës, Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin nuk është përjashtuar plotësisht, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt. “Një takim midis Trump dhe Putin nuk është krejtësisht jashtë diskutimit”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, duke shtuar megjithatë se interesi dhe veprimi i Rusisë janë të nevojshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump tha të mërkurën se anuloi një takim të planifikuar me Putinin për shkak të mungesës së përparimit në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.