Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha: Dy ministra refuzuan, Balluku firmosi korrupsionin e aeroportit të Vlorës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish lidhur me Aeroportin e Vlorës, duke e cilësuar atë si një “aferë shteti”. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se aeroporti ka falimentuar para se të hapej, pasi u ndërtua mbi korrupsion dhe me 140 milionë euro garanci për bileta që sipas tij nuk do të shiten kurrë. Sipas Berishës, dy ministra të qeverisë kishin refuzuar të firmosnin projektin, por më pas ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku (Lubia), e ka nënshkruar marrëveshjen. Postimi i plotë Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të hapej! Ndërtuar mbi korrupsion, firmosur me 140 milionë € garanci për bileta që nuk do shiten kurrë. Dy ministra refuzuan, Lubia firmosi.Kjo nuk është përplasje mes ortakësh, është aferë shteti.