Grevë urie në sektorin e naftës, naftëtarët akuzojnë Bankers Petroleum për trajtim jo dinjitoz

Grevë urie në sektorin e naftës, naftëtarët akuzojnë Bankers Petroleum për trajtim jo dinjitoz

Me pretendimet për paga diskriminuese dhe trajtime jo dinjitoze nga kompania Bakers Petrolium, 10 naftëtarë të vendburimit të Marinzës prej disa ditësh hanë hyrë në grevë urie. Zyrat e sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë janë kthyer në vendqëndrimin e grevistëve, ndërkohë që 150 punonjës të fushës naftëmbajtëse kanë bojkotuar punën duke lënë pa mbikëqyrje 400 puseve aktive. Naftëtarët thonë se kompania Bankers Petrolium po qëndron indiferente ndaj kërkesave të tyre duke iu ofruar vetëm rritje të dietës ushqimore Aktualisht puset aktive të naftës po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por sipas sindikalistëve ata po përballen me volum të papërballueshëm pune, që po cenon jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe funksionimin e vendburimit.