Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Greqia prezanton banesat dhe qiradhënien sociale për të përballuar krizën e strehimit
Qeveria greke ka njoftuar përdorimin e dy metodave për të përballuar krizën e banesave në vend: banesat sociale dhe qiraja sociale. Sipas Ministrisë së Kohezionit Social dhe Familjes, këto dy masa janë “mjete komplekse” që kërkojnë bashkëpunim midis shumë aktorëve. Në veçanti, projektet e banesave sociale do të kërkojnë mobilizimin e aseteve publike që janë lënë pas dore prej kohësh. Në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, iniciativat e reja të banesave do të përdorin vende ushtarake të papërdorura. Tashmë janë përzgjedhur tre kampuse në Athinë, Selanik dhe Patra. Faza e parë e programit synon zhvillimin e rreth 1,500 deri në 1,700 banesave sociale, të përballueshme për familjet me të ardhura mesatare. Masa e dytë e qeverisë, qiraja sociale, përfshin një partneritet midis sektorit publik dhe...