Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Abuzimet në tregje! ‘Konkurrenca’ kërkon të bëjë hetime si SPAK: Të përgjojmë telefonat
Denar Biba TIRANË-Në Komisionin e Ekonomisë, Autoriteti i Konkurrencës prezantoi raportin vjetor. Autoriteti u shpreh se nga tregu i spitaleve private, tek sigurimet, karburantet, telefonia celulare, tregjet agro-ushqimore, tregu i çimentos e deri tek bankat, të gjithë sektorë me jetikë, për të cilët hetime janë kryer, janë konstatuar probleme. Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në këto tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasateve është i pamundur. Biba kërkoi që njëjtë si SPAK, edhe ata të ndërhyjnë në telefonat e kompanive që janë nën hetim nga Konkurrenca. Denar Biba: Homologët tanë ju marrin celularët. Ky (celulari) është tradhtari më i madh për çdo lloj gjëje. Nëse...