Një pikturë monokrome nga Yves Klein shitet në ankand për 18.4 milionë euro

Një pikturë monokrome nga Yves Klein shitet në ankand për 18.4 milionë euro

Një pikturë monokrome nga artisti francez Yves Klein u shit për 18.4 milionë euro, përfshirë komisionin, në një ankand në Paris, tha Christie’s. Shuma është një “rekord” për artistin në Francë. Piktura, e titulluar “Kalifornia (IKB 71)”, u pikturua në Paris në vitin 1961, një vit para vdekjes së Klein. Kjo konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të piktorit dhe ishte hera e parë që u ofrua për shitje në ankand. Top Channel