Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Raporti i OSBE-ODIHR, Bylykbashi: Shqipëria është kthyer pas 35 vite, Rama riktheu partinë-shtet
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëkohësishte deputeti Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke e cilësuar atë si ‘damkosje historike’ për procesin zgjedhor në Shqipëri dhe si dëshmi se vendi është kthyer prapa me dekada në standardet demokratike. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se raporti i ODIHR konfirmon zyrtarisht se në zgjedhjet e 11 majit nuk pati ndarje mes shtetit dhe partisë në pushtet, duke shënuar, sipas tij, një rikthim të plotë të modelit të ‘partisë-shtet’ të periudhës komuniste. ‘ODIHR vë vulën: Kthim pas 35 vite. Në vitin 1990, sapo ra komunizmi, OSBE caktoi standardin bazë për zgjedhje të lira dhe të drejta: - Shteti duhet të ndahet nga...