Debati për gjininë/ Deputeti Shehu kërkon të saktësohet në certifikatë, PS e rrëzon

Debati për gjininë/ Deputeti Shehu kërkon të saktësohet në certifikatë, PS e rrëzon

Një tjetër debat ka në Kuvend, e drejta ose jo e ndryshimit të gjinisë pas lindjes. PD-ja ka propozuar një ndryshim në ligjin e gjendjes civile ku kërkon gjininë biologjikisht të pandryshueshme. Gjatë mbledhjes së komisionit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale ky amendament është rrëzuar nga mazhoranca, që e cilëson si të panevojshëm kur ligji aktual nuk lejon regjistrimin e një gjinie të ndryshuar, por njeh vetëm gjininë e përcaktuar që në lindje, mashkull ose femër. Për relatorin e projektligjit, demokratin Tritan Shehu ky ndryshim është emergjencë për të mbrojtur familjen. Argument që po keqpërdoret sipas socialistit Eduard Shalsi në një çështje të ndjeshme, në një kohë kur ligji ekzistues nuk lejon ndryshimin e gjinisë në dokumenta. Të shqetësuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike kanë...