Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Manastirliu takim me banorët e Njësisë 9: Rilindja Urbane, frymëmarrje e re për lagjet dhe jetën komunitare
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, në vijim të takimeve me banorë të zonave të ndryshme të Tiranës, u ndal sot me banorë dhe biznese të Njësisë 9. Për disa legjislatura me radhë, Manastirliu ka qenë kandidate e Njësisë 9, zëri i banorëve në çdo forum dhe bashkëpunëtorja më e afërt e tyre për zgjidhjen e problemeve të përditshme, nga infrastruktura deri te shërbimet sociale e komunitare. Ajo ndau me komunitetin e kësaj njësie vizionin për Tiranën, duke vënë në qendër planin “Tirana 2030” dhe Rilindjen Urbane 2.0, programi që do të sjellë një frymëmarrje të re për lagjet, hapësirat e përbashkëta dhe jetën komunitare. “Tirana 2030 fillon pikërisht nga këtu, nga lagjet, me hapësira të gjelbërta, të pastra, me më...