Farkë, Liqeni, Zogu i Zi… “Shoferi” që u bë oligark kullash, lidhjet dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave

Farkë, Liqeni, Zogu i Zi… “Shoferi” që u bë oligark kullash, lidhjet dhe “krushqitë” e fshehta me VIP-a për zaptimin e pronave

Dhjetë vite më parë, Bardhjus Bushaj vijonte profesionin e tij, një shofer në Tiranë. Tashmë, pas një dekade, ai po shijon prona dhe kulla të stërmëdha, në zonat më elitare në Tiranë, të cilat i ka marrë në mënyrë tepër të dyshimtë. Katapultimi i tij në krye të hierarkisë së ndërtimit është një nga misteret më të mëdha sesi një individ pa kokërr leku në xhep mund të kthehet në një oligark. Por, duket se pas emrit të tij të fshihen të tjerë VIP-a, të cilët kanë punuar për “binjakëzime” apo edhe për bashkëpunime me firma të tjera për ndërtime. Ka dyshime të mëdha se kullat që po ndërtojnë kompanitë e Dhjusit te zona e Liqenit Artificial, në Farkë, Bulevardin e Ri, Zogu i Zi,...