Kontroll të rreptë të mallrave ushtarake, nënshkruhet marrëveshja mes Doganes dhe AKSHE

Kontroll të rreptë të mallrave ushtarake, nënshkruhet marrëveshja mes Doganes dhe AKSHE

Në prani të ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe ministrit të Financave, Petrit Malaj, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE). Marrëveshjen e firmosën drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gnet Gazheli, dhe drejtori i AKSHE, Andrea Shllaku. Kjo marrëveshje ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për zbatimin e kuadrit ligjor dhe zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta në kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë dhe atyre ushtarake. Palët u angazhuan për krijimin e një platforme efektive për komunikim dhe shkëmbim informacioni, si dhe për ofrimin e asistencës teknike gjatë identifikimit dhe klasifikimit të mallrave që hyjnë apo dalin nga territori i Shqipërisë. Për më tepër, institucionet do të realizojnë...