Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Raporti i OSBE/ODIHR, 37 raste hetimi për blerje votash: Grupe kriminale kërcënuan votues dhe kandidatë
Raporti i OSBE/ODIHR i publikuar sot ka trajtuar me detaje rastet e blerjes së votave, kërcënimeve të votuesve nga grupet kriminale apo edhe përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhjet e 11 majit. Në 46 faqet e tij raporti thekson se: “Gjatë fushatës u vërejtën disa ankesa për blerje votash, dhe filluan hetime në 37 raste. Disa bashkëbisedues të ODIHR pohuan lidhje midis partive politike dhe krimit të organizuar në disa zona, ku grupet kriminale frikësonin dhe kërcënonin votuesit dhe kandidatët”. Sipas vëzhguesve “ODIHR mori raporte mbi frikën e votuesve për ndëshkime nëse merrnin pjesë në ngjarje të partive opozitare, dhe raste frikësimi të kandidatëve opozitarë dhe disa kandidatëve të partisë në pushtet”. Pjesë nga raporti: U vunë re akuza për presion mbi punonjësit publikë, raste...