Sulmet ruse vijojnë, dronët vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

Sulmet ruse vijojnë, dronët vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve. Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës. Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim. “Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një...