Alarm në tregun ushqimor: AKU bllokon mbi 3 tonë produkte të pasigurta në treg

Alarm në tregun ushqimor: AKU bllokon mbi 3 tonë produkte të pasigurta në treg

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vijuar inspektimet në subjektet që tregtojnë Produkte me Origjinë Blegtorale (PMB) në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorët. Gjatë kontrolleve janë verifikuar gjithsej 7 subjekte. Në Tiranë, tre inspektime përfunduan pa konstatuar shkelje të kërkesave ligjore. Ndërkohë, në Durrës u bllokua një sasi prej 3 tonësh produktesh për mospërputhje të afateve të ruajtjes në etiketë. Në Lezhë, autoritetet bllokuan 977 kilogramë produkte për të njëjtën shkelje, ndërsa ndaj një subjekti tjetër u vendos masë administrative me “paralajmërim”. AKU njofton se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë e produkteve të konsumit dhe respektimin e standardeve ligjore nga subjektet ushqimore.