Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vritet brutalisht në orët e para të mëngjesit me dhjetë thika biznesmeni 39 vjeçar
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Romë, ku një biznesmen italian është vrarë brutalisht me thikë në mes të rrugës. Viktima është identifikuar si Marco Veronese, 39 vjeç, babai i tre fëmijëve dhe pronar i kompanisë “M & M Service”, e specializuar në instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe interfonë. Sipas mediave italiane, ngjarja u regjistrua rreth orës 01:30 të mëngjesit, në kryqëzimin mes Via Sobotino dhe Corso Francia, ku Veronese u gjet i plagosur rëndë me dhjetë goditje thike në trup. Dëshmitarët tregojnë se një burrë me kapuç iu afrua viktimës dhe e qëlloi disa herë, përpara se të largoheshte me shpejtësi nga vendngjarja. Një banor i zonës njoftoi menjëherë ambulancën, por pavarësisht ndërhyrjes...