Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Një tjetër opozitare kalon në radhët e PS! Ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e Bashkisë
Manjola Nikollo SARANDË-Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar. Kujtojmë se Nikollo, e cila u rendit e treta në primare, hoqi dorë nga pjesëmarrje në listën e hapur të PD-së në qarkun e Vlorës. Asakohe përmes një postimi në rrjete sociale ajo theksoi se do të vijojë të ndihmojë në terren Partinë Demokratike, por karriera e saj politike duket se ka marrë një tjetër rrjedhë. Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste. Edhe ish-deputetja Zheni Gjergji po ashtu i është bashkuar socialistëve, pasi u emërua drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan.