Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Franca dhe Spanja kundërshtojnë planin për ndalimin e makinave me naftë e benzinë
Pas njoftimit nga Komisioni Evropian për rishikimin e ligjit që ndalon shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë deri në vitin 2035, Franca dhe Spanja i kërkuan udhëheqësve të Bashkimit Evropian të “qëndrojnë në rrugën e duhur”. Sipas një letre zyrtare të dy shteteve, automjetet me emetime zero janë “të domosdoshme” për arritjen e objektivave të BE për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Parisi dhe Madridi argumentuan se çdo mundësi për të anuluar ndalimin e makinave me emetim zero do të minonte përpjekjet e BE për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm, i cili tashmë është i detyrueshëm sipas ligjit të klimës të BE-së. Ky çështje pritet të diskutohet gjatë Këshillit Evropian që do të zhvillohet të enjten në Bruksel. Gjithashtu,...