Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Kryemadhi shkon në SPAK/ Apeli rrëzon kërkesën për heqjen e masës së sigurisë
Këtë të enjte është parashikuar të mbahet gjyqi paraprak ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë. Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se gjyqi pritet të shtyhet, për shkak të bojkotit të avokatëve. Në dyert e SPAK është paraqitur ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi si dhe avokati i ish-presidentit. Ndërkohë, sot Meta pati sërish seancë në Apel, e cila rrëzoi kërkesën e tij për heqje të masës së sigurisë. Top Channel