Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në burg

Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ. Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u...