Raporti i ODIHR, Salianji: Protestat të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

Raporti i ODIHR, Salianji: Protestat të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimi të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, ku thekon se në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta. Salianji shprehet se përdorimi masiv i administratës, parave publike, presioneve dhe shantazheve ka deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe ka prodhuar institucione ilegjitime, që nuk përfaqësojnë qytetarët. Ai thekson se kjo situatë nuk mund të pranohet e as normalizohet dhe se protesta dhe reagimi qytetar janë të domosdoshme një orë e më parë. “Demokracia nuk mund të ekzistojë pa zgjedhje të ndershme dhe pa përfaqësim real të popullit”, shkruan ai në reagimin e tij në rrjetet sociale. Reagimi i Salianjit:  Në Shqipëri nuk pati zgjedhje të lira, të barabarta dhe të drejta....