Operacioni “Apartamenti” në Tiranë – Arrestohet  22-vjeçari që shfrytëzonte shtetase kolumbiane për prostitucion

Operacioni “Apartamenti” në Tiranë – Arrestohet 22-vjeçari që shfrytëzonte shtetase kolumbiane për prostitucion

Policia e Tiranës ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Apartamenti”, duke zbuluar dhe goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet. Gjatë hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u arrestua në flagrancë një 22-vjeçar që shfrytëzonte katër shtetase kolumbiane për prostitucion. Në pranga përfundoi K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjithashtu, u arrestuan edhe dy shtetase kolumbiane, J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”. Ndërkohë, për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”. Hetimet kanë treguar se...