OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore: Depolitizoni komisionet, merrni masa për keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore: Depolitizoni komisionet, merrni masa për keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje

Misioni i OSBE/ODIHR ka bërë 25 rekomandime në përfundim të zgjedhjeve të 11 Majit që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, fushatën elektorale dhe parandalimin e presionit ndaj zgjedhësve. “Këto rekomandime duhet të lexohen në lidhje me rekomandimet e mëparshme të ODIHR-it që ende nuk janë adresuar. ODIHR shpreh gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet e Shqipërisë në përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor dhe për të adresuar rekomandimet e përfshira në këtë dhe në raportet e mëparshme”, thuhet në raport. REKOMANDIME PRIORITARE * Për të adresuar rekomandimet e papërmbushura të ODIHR-it, si dhe paqartësitë dhe mospërputhjet e ndryshme, korniza ligjore zgjedhore duhet të reformohet në mënyrë tërësore përmes një procesi konsultativ gjithëpërfshirës, shumë përpara zgjedhjeve të ardhshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe...