Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“MBRETI” dëshiron rikthimin/ Michael Jordan: Do të doja një pilulë magjike për t’u kthyer në parket
Nata hapëse e sezonit të ri NBA 2025–2026 solli spektakël dhe emocione të veçanta, me dy rikthime të rëndësishme. I pari, në parket, ishte ai i Shai Gilgeous-Alexander, i cili udhëhoqi Oklahoma City Thunder drejt fitores së parë ndaj Houston Rockets me 35 pikë të shënuara. I dyti, më i papritur, ishte rikthimi i Michael Jordan-it në “familjen e madhe të NBA-së”, këtë herë në një rol krejt tjetër. Gjashtë herë kampioni me Chicago Bulls është ribashkuar me botën e basketbollit si bashkëpunëtor televiziv i NBC-së, rrjet që pas më shumë se 20 vitesh ka rifituar të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të ligës më të madhe të basketbollit në botë. Programi i ri që do të mbajë emrin “MJ: Insights to Excellence” do ta...