Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Franca paralajmëron: Hamasi po rimerr kontrollin në Gaza
Zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Brezion, ka paralajmëruar se Hamasi po përpiqet të rimarrë kontrollin e Rripit të Gazës, duke shtuar presion mbi kundërshtarët e tij dhe përpjekjet për stabilizimin e rajonit. “Hamasi po rifiton kontrollin e enklavës dhe të administratës, dhe po zhvillon një fushatë shtypjeje ndaj kundërshtarëve të tij, pasi amerikanët kanë lënë të kuptohet se do të ketë një periudhë të shkurtër për të stabilizuar situatën në Gaza,” tha Brezion pas mbledhjes së kabinetit qeveritar. Ajo bëri thirrje për zbatuarjen e menjëhershme të masave të sigurisë dhe qeverisjes, duke theksuar nevojën urgjente për fazën e dytë të armëpushimit, që përfshin tre prioritete: ndihma humanitare, siguria dhe qeverisja. Ndërkohë, nga Jerusalemi, zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance theksoi se çarmatosja e Hamasit dhe rindërtimi i...