Qeveria sjell ligj të ri për mbrojtjen e banesave nga fatkeqësitë natyrore

Qeveria sjell ligj të ri për mbrojtjen e banesave nga fatkeqësitë natyrore

Në fund të këtij viti, qeveria pritet të paraqesë për diskutim publik projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore. Lajmi u bë i ditur gjatë raportimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) në komisionet parlamentare. Kryetarja e AMF theksoi se pronarët e banesave do të përfitojnë dëmshpërblim në rast dëmesh, kundrejt një pagese simbolike. Sipas saj, projektligji është në fazën përfundimtare të hartimit dhe do të publikohet brenda këtij viti për konsultim me publikun dhe grupet e interesit. Kjo nismë vjen si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara apo të dëmtuara rëndë. Gjatë raportimit u bë e ditur gjithashtu se qeveria po përgatit një projektligj të posaçëm për...