Gazetari investigativ Elton Qyno ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt, duke ngritur dyshime serioze për personin që mund të jetë përgjegjës për fatin e tij.
Në një dalje televizive, Qyno deklaroi se i vetmi i dyshuar për zhdukjen e Martinajt është Aldo Avdyli, ndërsa komentoi edhe kërkesën e familjes për shpalljen zyrtare të zhdukjes së tij.
“Kjo është një kërkesë procedurale e familjes, pasi kanë kaluar gati tre vite nga zhdukja dhe ata kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës për ta shpallur të zhdukur. Ky vendim më pas i shërben jo vetëm procesit penal, por edhe atij civil për çregjistrimin nga gjendja civile dhe për të nisur procedurat e trashëgimisë,” u shpreh Qyno.
Sipas gazetarit, një vendim gjykate që e shpall Martinajn të zhdukur do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në çështjet penale që ai ka pasur në SPAK, duke përfshirë edhe hetimin pasuror që, sipas Qynos, rrezikon të pushohet për shkak të mungesës së subjektit.
“Çështjet kundër Martinajt në SPAK pushohen automatikisht nëse ai shpallet i zhdukur, sepse pa person nuk ka procedim penal. Hetimi pasuror gjithashtu pezullohet në mungesë të subjektit të hetimit,” sqaroi Qyno.
Gazetari vuri në dukje se Ervis Martinaj, përtej profilit të tij të përfolur në botën e krimit, ka pasur një ndikim të madh publik, jo vetëm në sektorin e lojërave të fatit, por edhe në mediat online dhe botën e shoëbizit.
“Ai është ndër personazhet më të ndjekur në publik. Mjafton një titull me emrin e tij që lajmi të ngjitet në majë të klikimeve,” tha ai.
Në fund, Qyno shtoi se nëse Martinaj do të shfaqej sot, do të përballej me dy masa sigurie ‘arrest me burg’, të cilat janë ende aktive ndaj tij. Megjithatë, sipas tij, “Ervis Martinaj është zhdukur plotësisht”.
Me shpalljen të zhdukur, Martinajt i pushohen të gjitha çështjet në SPAK, Gazetari: Ja kush e zhduku
