Aeroporti i Vlorës, reagon Bardhi: Belinda Balluku është emri dhe firma e çdo afere korruptive të qeverisë së Edi Ramës

Aeroporti i Vlorës, reagon Bardhi: Belinda Balluku është emri dhe firma e çdo afere korruptive të qeverisë së Edi Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ne lidhje me aeroportin e Vlores sipas tij Belinda Balluku është emri dhe firma e çdo afere korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Mega-afera e koncesionit të Aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Në çdo faqe të kësaj skeme shfaqet i njëjti emër: Belinda Balluku. • Pak histori për shumë korrupsion Dokumentacioni zyrtar i procedurës tregon qartë se kompanitë Mabco Construction dhe 2A Group nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Për këtë arsye, gjatë aplikimit, ato futën në mënyrë fiktive në konsorcium kompaninë turke YDA Group, e vetmja me eksperiencë...