Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve, mijëra pula do të theren

Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve, mijëra pula do të theren

Autoritetet holandeze do të therin rreth 161,000 pula në një fermë shpendësh në pjesën qendrore-lindore të vendit, pasi atje është zbuluar një shpërthim i gripit të shpendëve, bëri të ditur qeveria. Si pasojë e shpërthimit të gripit, është vendosur një ndalim udhëtimi prej 10 kilometrash (6 milje) përreth fermës, që prek edhe 26 ferma të tjera në të njëjtën zonë. Javën e kaluar, Ministria e Bujqësisë urdhëroi që të gjithë fermerët e shpendëve të mbajnë zogjtë e tyre brenda, për të parandaluar përhapjen e virusit. Ndërkohë, Belgjika ka urdhëruar që të gjithë zogjtë të qëndrojnë brenda duke filluar nga e enjtja, 23 tetor, pas një shpërthimi të gripit të shpendëve H5N1 të zbuluar në një fermë në Francë.Sipas Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH),...