Po thahet liqeni, publikohen pamjet nga sateliti

Po thahet liqeni, publikohen pamjet nga sateliti

Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 18:42 Rritja e temperaturave ekstreme gjatë verës po bëhet gjithnjë e më e theksuar në Europë. Një nga vendet më të goditura është Greqia fqinje, ku përveç zjarreve të shumta që kanë shkatërruar ekosistemet lokale, vendi po përballet edhe me një thatësirë të gjatë e të ashpër. Pasojat janë dramatike në liqenin Mornos, rezervuari kryesor që furnizon me ujë kryeqytetin grek, Athinën. Në katër vitet e fundit liqeni ka humbur më shumë se gjysmën e ujit: nga 19,1 kilometra katrorë në vitin 2022 ka zbritur në vetëm 8,7 kilometra katrorë në shtator 2025. Shkaku kryesor është mungesa e reshjeve dhe nxehtësia e zgjatur që ka prekur gjithë rajonin. Pamjet satelitore të misionit Copernicus Sentinel-2 të Agjencisë Hapësinore Evropiane tregojnë...