Karta e taksapaguesit, dokumenti për t’u treguar qytetarëve dhe biznesit të kuptojnë më mirë afatet e pagesave

Karta e taksapaguesit, dokumenti për t’u treguar qytetarëve dhe biznesit të kuptojnë më mirë afatet e pagesave

Për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Tiranë do të ketë një mënyrë më të thjeshtë për të lehtësuar komunikimin me administratën sa i përket pagesave të taksave dhe tarifave vendore. Kjo do bëhet përmes Kartës së taksapaguesit, një dokument ligjor informues, që ofron informacion të detajuar mbi të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve. “Ajo përmban brenda saj të gjithë informacionin të drejtave dhe detyrimeve që kanë taksapaguesit  subjektet e interesit dhe patjetër dhe mënyrën se si paguajnë apo përllogariten taksat dhe tarifat vendore për të gjithë qytetarët apo bizneset e Tiranës”, tha Ermal Menaj, Përfaqësuese e Taksave dhe Taqrifave Vendore, BT. Ky dokument do tu mundësojë gjithashtu qytetarëve dhe bizneseve që të kuptojnë më mirë dhe afatet e pagesave. “Jo vetëm mjet informues por...