Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama krah Starmer e Merz në foton familjare
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka marrë pjesë edhe sot në samitin e Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Londër. Në përfundim të takimit mes liderëve rajonalë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, është realizuar edhe fotoja familjare e samitit, si pjesë e traditës tashmë. Në këtë foto Edi Rama shfaqet në reshtin e parë, së bashku me Starmer e Merz, ndërsa në reshtin e dytë pas Ramës, qëndron edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Top Channel