Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë! Humbin jetën 40 persona
Të paktën 40 emigrantë të parregullt nga vendet e Afrikës nën-Sahariane humbën jetën kur anija me të cilën udhëtonin u mbyt sot në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë, në një nga fatkeqësitë detare më vdekjeprurëse këtë vit në Mesdhe. Sipas një zyrtari, të cilit i referohet agjencia e lajmeve Reuters, anija, në të cilën besohet se ndodheshin rreth 70 persona, u mbyt pranë qytetit Mahdia. Tunizia, e cila në disa pika ndodhet më pak se 150 kilometra larg nga ishulli italian Lampedusa, është një nga pikat kryesore të nisjes në Afrikën e Veriut për emigrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë.