Sërish zjarr në Maliq, flakët shkrumbojnë banesën

PAMJE NGA VENDNGJARJA

MALIQ-Një tjetër banesë në fshatin Sovjan të Maliqit është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë më orët e para të mëngjesit së sotëm ku, flakët kanë përfshirë dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Kujtojmë se rasti vjen pas tragjedisë të ndodhur pak ditë më parë në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët. Ngjarja përfundoi me dy viktima, Rrahime Hazisllari 38 vjeçe dhe djali i saj Luka 14 vjeç./ZËRI