Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Francë/ Muzeu i Luvrit rihapet 3 ditë pas grabitjes së bujshme
Muzeu i Luvrit hapi sërish dyert për publikun këtë të mërkurë, tre ditë pas një grabitjeje të guximshme që tronditi opinionin publik dhe detyroi mbylljen e përkohshme të institucionit më të vizituar muzeal në botë. Vizitorët pritën në radhë për të hyrë në ndërtesë për herë të parë që nga grabitja. Sipas prokurorisë së Parisit, vlera e bizhuterive të vjedhura shkon deri në 88 milionë euro, ose rreth 102 milionë dollarë. Teksa policia franceze po kërkon dëshpërimisht për të gjetur bizhuteritë e çmuara që u grabitën në muzeun e Luvrit, ekspertët kanë paralajmëruar se tashmë mund të jetë tepër vonë për t’i shpëtuar ato. Midis sendeve të grabitura nga Luvri ishte një set bizhuterish me diamante dhe safir, përfshirë një diademë dhe një gjerdan të Mbretëreshës...