FOTO/ Babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës, kërkon shpalljen e djalit të tij si të zhdukur

FOTO/ Babai i Ervis Martinajt kërkesë Gjykatës, kërkon shpalljen e djalit të tij si të zhdukur

Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 15:25 Mustafa Martinaj babai i Ervis Martinajt, ka ndërmarrë një hap të fortë, pas veprimit të parë në Polici. Ai ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, dhe herë të fundit besohet se është parë në gusht të vitit 2022. Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Kërkesa në gjykatë: Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin. KËRKUES Mustafa Martinaj.