Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Jerusalem me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Vance tha se misioni për çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës mbetet një prej sfidave më të mëdha në rajon. “Kemi një mision shumë, shumë të vështirë përpara nesh – çarmatimin e Hamasit dhe rindërtimin e Gazës – për ta bërë jetën më të mirë për popullin e Gazës, por edhe për t’u siguruar që Hamasi të mos jetë më një kërcënim për miqtë tanë në Izrael,” deklaroi Vance. Takimi mes dy zyrtarëve erdhi pak ditë pasi marrëveshja e armëpushimit në Rripin e Gazës hyri në fuqi më 10 tetor. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga...