Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Ajo la universitetin dhe u bë miliarderja më e re e Forbes, këshilla “e artë” Lucy Guo
Disa milionerë dhe sipërmarrës të suksesshëm nuk i kanë përfunduar kurrë studimet universitare. Nga Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, te Lucy Guo – e cila u shtua së fundmi në listën e miliarderëve të Forbes. Siç raporton CNBC, themeluesja 30-vjeçare nga Kalifornia u shpall miliarderja më e re e Forbes që e ka fituar vetë pasurinë e saj, në qershor. Pasuria neto e Guo-s vlerësohet në 1.25 miliardë dollarë, pas blerjes së kompanisë së saj të parë, Scale AI, nga Meta. Marrëveshja e vlerësoi platformën e etiketimit të të dhënave për inteligjencën artificiale në 29 miliardë dollarë. Guo, themeluese e platformës për monetizimin e krijuesve të përmbajtjes Passes, e cila u lançua në vitin 2022, ka treguar se nuk i ka përfunduar studimet universitare. Ajo...